
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që Yllza Hoti nga Lëvizja Vetëvendosje të zëvendësojë Vjosa Osmanin në Kuvendin e Kosovës, njofton Insajderi.
Yllza Hoti në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura më 14 shkurt ka marrë pesë mijë e 929 vota.
Kjo mbledhje e KQZ-së nuk u kryesua si zakonisht nga kryetarja Valdete Daka, pasi e njëjta sipas burimeve të Insajderit ka rezultuar pozitive me Coronavirus./Insajderi.com