Yllza Hoxha është betuar si deputete në Kuvendin e Kosovës, njofton Insajderi.
Ajo mori mandatin pasi Vjosa Osmani u bë presidente e Kosovës.
Hoxha në zgjedhjet e 14 shkurtit ka fituar 5.929 vota.
Pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje ishte bërë në gusht të vitit 2019.
Gratë në këtë legjislaturë nuk kishin nevojë për kuotë gjinore që të jenë pjesë e Parlamentit të Kosovës. /Insajderi.com