Yllza Hoxha merr mandatin e deputetes si zëvendësuese e Vjosa Osmanit

Yllza Hoxha merr mandatin e deputetes si zëvendësuese e Vjosa Osmanit

Yllza Hoxha është betuar si deputete në Kuvendin e Kosovës, njofton Insajderi.

Ajo mori mandatin pasi Vjosa Osmani u bë presidente e Kosovës.

Hoxha në zgjedhjet e 14 shkurtit ka fituar 5.929 vota.

Pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje ishte bërë në gusht të vitit 2019.

Gratë në këtë legjislaturë nuk kishin nevojë për kuotë gjinore që të jenë pjesë e Parlamentit të Kosovës. /Insajderi.com