Ymeri: Duhet të marrin fund fletë-arrestet e Serbisë ndaj ushtarëve të UÇK-së

Ymeri: Duhet të marrin fund fletë-arrestet e Serbisë ndaj ushtarëve të UÇK-së

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se mbajtja e Ramush Haradinajt në Francë ishte padrejtësi ndaj luftës çlirimtare të UÇK-së.

Në një reagim në Facebook, Ymeri ka thënë se duhet të marrin fund fletë-arrestet e Serbisë ndaj pjesëtarëve të UÇK-së.

“Lajmi për lirimin e Ramush Haradinajt është një lajm i mirë për Kosovën dhe kombin shqiptar. Ndalimi në Francë dhe mbajtja e tij për muaj të tërë ishte padrejtësi jo vetëm ndaj Ramushit, por ndaj gjithë luftës çlirimtare të UÇK-së”, ka shkruar Ymeri në Facebook.

“Republika e Kosovës është shtet i pavarur nga Serbia. Fletë-arrestet e kësaj të fundit ndaj gjithë atyre që luftuan për çlirimin e Kosovës duhet të marrin fund. Qeveria duhet ta kërkojë urgjentisht një gjë të tillë”, ka shtuar lideri i VV-së./Insajderi.com