Ymeri e krahasoi Veselin me Veselinoviqin, PZAP nuk e quan shkelje ligjore

Ymeri e krahasoi Veselin me Veselinoviqin, PZAP nuk e quan shkelje ligjore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në seancën e mbajtur më 6 tetor ka refuzuar ankesën e PDK-së e cila ka kërkuar që të merren masa ligjore ndaj LVV-së në Prishtinë për shkak të nxitjes së urrejtjes gjatë fushatës zgjedhore.

PDK është ankuar se më 28 shtator në mbrëmje në Qendrën e Kulturës Rexhep Mitrovica në tubimin elektoral të Partisë LVV, kryetari kësaj partie Visar Ymeri në fjalimin e tij ka vepruar në kundërshtimin me ligjin.

Pretenduesi i ankesës në vazhdim ka theksuar se i njëjti në fjalimin e tij në gjuhën e përdorur e ka krahasuar kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, me një person të quajtur Zharko Veselinoviq, i cili tek qytetarët e Mitrovicës njihet si person me procedurë penale. Parashtruesi i ankesës potencon se krahasimi i bërë është i papranueshëm dhe veprim tejet i ulët dhe provokues për të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e subjektit politik PDK.

Subjekti politik Vetëvendosje në përgjigje në ankesë të datës 3 tetor 20017, thekson se fjalimi i kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje në tërësi ka qenë në kornizat e fushatës së lejuar e cila si qëllim ka pasur përhapjesn e porosive politike duke përfituar përkrahjen sa më të madhe të votuesve në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Në vazhdim të përgjigjes thekson se në periudhën e fushatës zgjedhore organizimi i tubimeve publike ka për qëllim shpalosjen e platformave politike të subjekteve politike si dhe kritikat që mund t’i adresohen pushtetit të kaluar dhe akutual në lidhje me mospunën e bërë gjatë mandateve qeverisëse. Fjalimi i tillë ka qenë i drejtuar në këto dy drejtim dhe për arsye kategorikisht duhet të përjashtohet nga një sanksionim i tillë.

Sipas LVV-së, përmbajtja e fjalimit të mbajtur nuk i përmbush elementet që nxit dhunë, urrejte dhe fjalimi i tij nuk ka reflektuar ndjejnjë të armiqësisë ndaj kryetarit të PDK-së.

PZAP ka hedhur poshtë pretendimet duke konstatuar se nuk bëhet fjalë për nxitje të urrejtjes gjatë fushatës.