Ymeri flet për rekrutimin e noterëve të rinj: Ky proces duhet të hetohet nga shteti

Ymeri flet për rekrutimin e noterëve të rinj: Ky proces duhet të hetohet nga shteti

Deputeti nga radhët e PSD-së, Visar Ymeri, ka folur për rektrutimin e noterëve të rinj që organizohet nga Ministria e Drejtësisë, shkruan Insajderi.

Ymeri ka thënë se ky proces duhet hetuar nga organet përgjegjëse të Kosovës dhe të vlerësohet nga Ambasada e Zvcirës e cili ka merita për ndërtimin e sistemit noterial në Kosovë

Procesi i tanishëm i rekrutimit të noterëve të rinj ka prirje ta komprometojë sistemin e noterisë që u ndërtua me kredibilitet të brendshëm dhe të jashtëm, kryesisht falë ekspertëve zviceran të Institutit për Studime të Larta Noteriale (I-H-N)”, ka shkruar deputeti i PSD-së.

Ai ka shtuar se pavarësia politike e sistemit të noterisë është parakusht për garantimin e një sistemi funksional dhe bashkëkohor noterial për t’i shërbye4s shtetit të së drejtës, përforcmimi të aparatit gjyqësor dhe konsolidimit të shtëtit të Kosovës./Insajderi/