Ymeri i përgjigjet Shefqet Krasniqit për deklaratën rreth grave

Ymeri i përgjigjet Shefqet Krasniqit për deklaratën rreth grave

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Visar Ymeri i është kundërpërgjigjur deklaratave të Hoxhë Shefqet Krasniqit.

Krasniqi, të martën deklaroi se “burrat e kanë vendin në odë e gratë në kuzhinë”.

Kësaj deklarate, Ymeri iu kundërvihu përmes disa statistikave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës që masin nivelin e arsimit për nga aspekti gjinor.

Na bachelor, master e doktoraturë të Universiteteve Publike, më shumë janë regjistruar gra sesa burra, njofton Insajderi.

Sipas statistikave që i postoi Ymeri në Facebook, po ashtu gratë kanë diplomuar më shumë sesa burrat.

“Gratë po dalin më të etura për dije dhe më punëtore në studimet universitare se sa burrat. Ai që mendon se gratë janë vetëm për shpi dhe punët e shpisë, më shumë se sa çkado tjetër shpërfaqë paditurinë dhe prapambeturinë e vet”, ka pohuar Ymeri. /Insajderi.com

 

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë vitit akademik 2019/2020, në universitetet publike të Kosovës në…

Posted by Visar Ymeri on Wednesday, 14 April 2021