Ymeri: Kurti humbi betejën e parë politike

Ymeri: Kurti humbi betejën e parë politike

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka pohuar se Albin Kurti humbi betejën e parë politike.

Kjo pasi tërhoqi dorë nga ndryshim-plotësimi i Ligjit të Zgjedhjeve.

“Deri sot paradite, Kurti dhe telallët e tij e paraqisnin amandamentimin e Ligjit për Zgjedhjet sikur themelin e avansimit të të drejtave për mërgatën. Tash që Kurti u tërhoq, a i bie se edhe ai u vendos në anën e kundërshtarëve të këtyre të drejtave”, ka shkruar Ymeri në Facebook.

Sipas tij, Kurti zgjodhi betejën e gabuar e në kohë të gabuar.  /Insajderi.com

 

Çfarë humbje e turpshme. Dhe e panevojshme.

Deri sot paradite, Kurti dhe telallët e tij e paraqisnin amandamentimin e…

Posted by Visar Ymeri on Saturday, 3 April 2021