Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Visar Ymeri ka pyetur kryeministrin e vendit, Albin Kurti, se a është shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, pjesëmarrëse në privatizimin e distribucionit të energjisë, përcjell Insajderi.
Ky reagim i Ymerit vjen pak minuta pas përfundimit të seancës së Kuvendit, ku Kurti u shpreh se privatizimi i distribucionit ka qenë krim.
Ymeri, që dikur ishte kryetari i VV-së, ka shkruar se Mimoza Kusari-Lila, atë kohë ka qenë ministre e Tregtisë dhe anëtare e Komisionit për privatizimin e distribucionit.
“Albin Kurti: ‘Të shitet rrjeti i Distribucionit për 26 milionë euro është krim’. Ndërkohë, Mimoza Kusari-Lila, atëbotë ministre e Tr. dhe Ind. e anëtare e Komisionit për privatizimin e distribucionit, është tash kryetare e GP të VV-së. A është kryetarja pjesëmarrëse në krim?”, ka shkruar ai në profilin e tij në Twitter./Insajderi.com