Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Visar Ymeri vlerësoi se në raport me zgjedhjen e presidentit të shtetit, Lidhja Demokratike e Kosovës është treguar e pavendosur dhe kjo sipas tij, po i kushton, transmeton Insajderi.
Ymeri tha se LDK-ja pavetëdijshëm po futet në diskursin e partisë e cila është në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.
“LDK pavetëdijshëm po futet në diskursin dhe logjikën e LVV-së. Këta po thonë ose Vjosa Osmani ose zgjedhje. Këta nuk e kanë një opsion të tretë. Ndërsa, LDK po pozicionohet për zonjën Osmani. Nuk është se AAK-ja ose PDK-ja po i presin krahë hapur zgjedhjet, mirëpo LDK ka treguar se po frikësohet më së shumti. Pra, presionin më të madh e ka LDK-ja”, pohoi ai në “Debat Plus”.
Sipas Ymerit, LDK-ja nuk ka pasur asnjë borxh ndaj Vjosa Osmanit.
“Të dy palët kanë përfituar nga njëri-tjetri [LDK-Osmani] në të kaluarën”, tha ai./Insajderi.com