Ymeri: Nëse mbahen zgjedhjet VV ka së paku 40 deputetë të sigurt

Ymeri: Nëse mbahen zgjedhjet VV ka së paku 40 deputetë të sigurt

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Visar Ymeri, thotë se Lëvizja Vetëvendosje do të ketë më së paku 40 deputetë nëse mbahen zgjedhjet, njofton Insajderi.

Ymeri në emisionin televiziv “Debat Plus” tutje thotë se nuk beson që ka deputetë nga Vetëvendosje që do të merrnin pjesë në votimin e presidentit pasi sipas tij ata llogarisin edhe për të ardhmen se mund të mbeten jashtë Kuvendit.

“Vetëm Vetëvendosje në këtë konstalacion mund të bëjë të pavlefshëm pozicionin e AAK-së”, tha ai.

“Sipas sondazheve Vetëvendosje i ka të sigurt 40 deputetë. Me 40 deputetë të sigurt pas zgjedhjeve LVV e ka të sigurt postin e kryeministrit, por ajo me ata deputet përsëri mund ta rrëzojë qeverinë sepse pa ta në asnjë konstalacion nuk bëhet presidenti”.

“Vetëvendosje është parti në rritje dhe ka një frymë unike, prandaj vështirë se dikush lëvizë nga radhët e tyre”, deklaroi tutje Ymeri. /Insajderi.com