Ymeri: PDK-ja e ka dhunuar çdo institucion të vendit tash e sa vite

Ymeri: PDK-ja e ka dhunuar çdo institucion të vendit tash e sa vite

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri ka reaguar pas sulmit të sotshëm ndaj gazetarit Mirlind Behluli. Ai ka thënë se ky sulm është manifestim brutal i logjikës antidemokratike të PDK-së.

Ymeri nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ ka thënë se PDK-ja e ka dhunuar çdo institucion të vendit tash e sa vite.

“Sulmi ndaj gazetarit të T7, Mirlind Behluli, nga truprojat e Kadri Veselit, është manifestim brutal i logjikës antidemokratike të PDK-së. Kjo parti që ka dhunuar çdo institucion të vendit tash e sa vite, sot ushtroi dhunë edhe ndaj një gazetari, që është goditje për gjitha mediat dhe tentim për të ngjallur frikë në mesin e tyre”, ka shkruar Ymeri.

Ymeri, më tutje ka shkruar se as PDK e askush tjetër nuk guxon të provojë të shtypë fjalën e lirë.

“As PDK e askush tjetër nuk guxon të provojë të shtypë fjalën e lirë. Rasti ndaj Mirlindit na obligon si shoqëri që ta ngrehim zërin e ta denoncojmë këtë logjikë, kurse institucionet përgjegjëse duhet ta hetojnë rastin dhe ta dënojnë këtë veprim”, ka përfunduar Ymeri.