Ymeri për Kurtin e Vuçiqin: E përdorën dialogun për konsum të brendshëm

Ymeri për Kurtin e Vuçiqin: E përdorën dialogun për konsum të brendshëm

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Visar Ymeri, ka thënë të martën se Albin Kurti e Aleksandër Vuçiq e përdorën takimin në Bruksel për “konsum të brendshëm”.

Sipas tij krejt kjo për shkak të zgjedhjeve që mbahen në të dy shtetet.

“Kam frikë se ajo që ndodhi sot në Bruksel ishte më shumë pozicionim politik i politikanëve se i shteteve. Kjo u bë për konsum të brendshëm për shkak të zgjedhjeve që kanë Kurti në Kosovë e Vuçiqi në Serbi”, tha Ymeri në “Debat Plus”.

Albin Kurti e ka takuar për herë të parë presidentin e Serbisë, në një përpjekje për vazhdimin e dialogut.

Por, nuk kishte ndonjë rezultat nga ai takim – pos që u caktua një takim tjetër për muajin korrik. /Insajderi.com