Ymeri: Qeveria ka të drejtë të shkarkojë ambasadorët politikë

Ymeri: Qeveria ka të drejtë të shkarkojë ambasadorët politikë

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherësh ish-deputeti, Visar Ymeri, deklaroi të enjten se Qeveria e Kosovës ka të drejtë të shkarkojë ambasadorët e emëruar në baza politike, transmeton Insajderi.

Sipas tij, shkarkimi mund të bëhet edhe nëse të njëjtit kanë mbaruar mandatin apo kanë punuar mirë.

“Secila qeveri ka vepruar në këtë formë. Ata janë emëruar politikisht dhe shkarkohen nga politika…Qveria ka të drejtë ta bëjë këtë. Disa ambasadorë do të ishte dashur të shkarkoheshin dje apo të mos emëroheshin fare”, tha Ymeri në “Debat Plus”.

Ai e quajti skandaloze deklaratën e ish-ambasadorit Gjergj Dedajt për presidenten Vjosa Osmani, për të cilën tha se “është e kontrabanduar”.

“Nuk mundesh si ambasadorë i deridjeshëm të thuash se Presidentja është e kontrabanduar”, potencoi Ymeri.

12 ambasadorët e emëruar politikisht janë shkarkuar nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, disa prej të cilëve nuk e kanë përmbushur asnjë mandat të plotë. Ajo ka thënë se “ky është vetëm hapi i parë drejt reformimit të shërbimit të jashtëm”./Insajderi.com