
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se sot e pamë që Qeveria e Kosovës nuk pati guxim e as gatishmëri ta sjellë demarkacionin në Kuvend.
“Sot e pamë edhe një zmbrapsje të qeverisë së Kosovës, edhe njëherë qeveria nuk pati as guxim as gatishmëri që këtë marrëveshje ta sjellë në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe kjo fletë edhe për qeverinë edhe për marrëveshjen”, ka thënë Ymeri në një konferencë për media.
Ymeri është shprehur se kjo qeveri e dinë qartë se marrëveshja e demarkacionit është e dëmshme për Kosovën dhe nuk guxon të marrë një hap të tillë.
“Këto zmbrapsje të vazhdueshme tregojnë qartë se qeveria e dinë në vete se kjo marrëveshje është jashtëzakonisht e dëmshme për Kosovën dhe e di që ratifikimi i saj do ta dëmtonte shumë republikën e Kosovës dhe në këtë drejtim s’po guxon ta marr një hap të tillë”, është shprehur Ymeri.
Sipas Ymerit tash e dy vite qeveria e Kosovës nuk ka bërë asgjë për të sanuar marrëveshjen e demarkacionit.
“Këto tërheqje të vazhdueshme tregojnë vetëm një gjë se kjo qeverie e Republikës së Kosovës tash dy vite me kokëfortësinë e vetë asnjëherë nuk mori asnjë hap për ta sanuar marrëveshjen për demarkacion që ta rinegocjojmë këtë me Malin e Zi”, ka deklaruar ai.
Ymeri ndër tjerash thotë se “duhet që krijohet një proces hetimor në mënyrë që të tregohet qartë e vërteta e marrëveshjes me demarkacion si erdhi ajo dhe pse u tentua që të ju falet ajo pjesë e tokës Malit të Zi.
Ymeri ka thënë se është shumë mirë që kjo marrëveshje nuk i ringjall edhe sot edhe kundër tentimeve të vazhdueshme të qeverisë që ta ringjall këtë marrëveshje të vdekur dhe është shumë mirë që marrëveshja për demarkacion në asnjë mënyrë të mos bëhet realitet institucional dhe të ratifikohet në kuvendin e Republikës së Kosovës”
Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se është rritur numri i deputetëve të pozitës që e kundërshtojnë Demarkacionin.
“Ne kemi vërejtur që numri i deputetëve të pozitës që e kundërshtojnë Demarkacionin është rritur, sot pritet prej 15 deri 20 deputetë të koalicionit qeverisë të cilët janë kundër, ne inkurajojmë që ky numër të rritet edhe më shumë”. /Insajderi.com