Ymeri sqaron pse dështoi bashkëpunimi me LDK-në

Ymeri sqaron pse dështoi bashkëpunimi me LDK-në

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka sqaruar për herë të parë arsyen e refuzimit të koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ymeri ka thënë se po të ishte qëllimi i largimit të Kadri Veselit dhe ‘Klanit Pronto’ do të kishte mundësi për bashkëpunim, por qëllimi i LDK-së ishte që të mos sulmohen me njëra-tjetrën.

“Brenda dy ditëve kemi pasur shumë oferta, po ta kishin hallin e largimit të Kadri Veselit dhe ‘Klanit Pronto’ natyrisht që do të kishim pasur marrëveshje por ata ishin të interesuar se si të mos sulmohen me njëra-tjetrën që nënkupton se si të ruhet LDK-ja më shumë se si të shpëtohet Kosova dhe në këtë drejtim bashkëpunim nuk mund të ketë”, ka thënë Ymeri në konferencën për shtyp të Lëvizjes Vetëvendosjes.

Ymeri nuk ka harrur të përmend braktisjen që LDK i kishte bërë VLAN-it, dhe më pas sipas tij edhe AAK-ja dhe Nisma.

“Ne kemi qenë zemër gjerë gjatë kohës së VLAN-it në kohën kur, LDK-ja iku kemi qenë zemër gjerë edhe gjatë VAN-it por edhe partitë e tjera ikën, duke e lënë Vetëvendosjen të vetmuar”, është shprehur Ymeri.

Ymeri ka thënë se Vetëvendosjes iu janë ofruar shumë poste por që asnjëherë nuk i ka pranuar, PDK-ja e ka dëshmuar sipas Ymerit se të bënë kryeministër me një kërkesë të vetme.

“Vetëvendosjes iu kanë ofruar shumë poste por asnjëherë nuk kemi pranuar që me PDK-në të bënë edhe kryeministër vetëm a e ke qëllim”, ka thënë Ymeri.

Përderisa, ish-shefi i Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se e vetmja shenjë që qeveria e Mustafës e ka lënë gjatë qeverisjes së tij është, Hashim Thaçin president.

“PDK-ja është përgjegjëse për çdo problem të Kosovës prej vitit 2008, ndërsa LDK-ja e cila e ka djeg shpresën e popullit të Kosovës vetëm për pushtet. I vetmi rezultat i prekshëm i LDK-së është president Hashim Thaçi president”, ka thënë Konjufca./Insajderi.com