Ymeri: Thaçi nuk mund të jetë president

Ymeri: Thaçi nuk mund të jetë president

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri në një konferencë për media të mbajtur sot ka thënë se përkundër faktit që Kuvendi e ka zgjedhur Hashim Thaçin president, por ai kurrë nuk mund të jetë i tillë.

“Hashim Thaçi nuk mund të jetë president pasi është drejtpërsëdrejti personi që i nënshkroi marrëveshjen për Asociacionin dhe demarkacionin me Malin e Zi”, ka thënë Ymeri.

Ai ka kritikuar edhe ndërhyrjen e policisë në shesh që kanë hequr tendat e protestuesve edhe pse për vendosjen e tyre opozita ka pasur leje nga Komuna e Prishtinës. Ka kritikuar edhe keqtrajtimin që sipas tij po ia bënë Policia 18 deuptetëve të opozitës që po mbahen në paraburgim ose arrest shtëpiak. Ka përmendur edhe rastin e Glauk Konjufcës që është arrestuar për një rast të vitit 2009.

Por ka premtuar se opozita përkundër të gjitha këtyre do të vazhdojë kundërshtimin ndaj Qeverisë dhe Thaçit president.

“Mllefi popullor është duke u rritur nga e gjithë popullata . Organizimet tona po vazhdojnë edhe do të vazhdojnë”, ka thënë ai.