Ymeri tregon pse Dardan Molliqaj dha dorëheqje nga posti në VV

Ymeri tregon pse Dardan Molliqaj dha dorëheqje nga posti në VV

Kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri, ka pranuar se Dardan Molliqaj ka dhënë dorëheqje nga posti i sekretarit të partisë për shkak të mos pajtueshmërisë së tij me mënyrën e organizimit të partisë.

“Dardan Molliqaj ka dhënë shpesh propozime të tij për zgjedhjen e problemeve ai më ka ofruar dorëheqje por që unë nuk e kam pranuar. Pas zgjedhjeve në diskutim me Molliqajn kam pranuar dorëheqjen e tij dhe kam menduar që Molliqaj do të jetë i efektshëm si deputetë”, ka thënë Ymeri.

Ai më pas ka pranuar shkurtë se Molliqaj ka dhënë dorëheqje për shkak të pakënaqësive.

“Po ka pas të bëjë edhe me situatën [përçarëse v.j] për dorëheqjen e tij”, ka thënë Ymeri në Rubikon./Insajderi.com