
Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri, që ishte edhe anëtar i delegacionit shtetër në një konferencë për media ka deklaruar se pas vendimit të Kushtetueses PSD ka marrë vendim që të dalë nga ky delegacion shtetërorë.
Përveç kësaj Ymeri ka folur edhe për 300 mijë eurot që ishin ndarë nga Qeveria e Kosovës për anëtarët e ekipit negociator, delegacion ky i udhëhequr nga lideri i PSD-së, Shpend Ahmeti dhe ai i Nisma-s, Fatmir Limaj.
“Fondet janë të ndara nga Qeveria e Kosovës. Delegacioni shpenzimet i ka pasur vetëm për kohën sa është formuar nga platforma. Në këtë drejtim e konsideroj se platforma është një udhërrëfyes mjaft i rëndësishëm për Kosovën. Ekipi e ka pasur një takim në Bruksel ku është takuar me Mogherinin. Buxheti është ndarë nga Qeveria për Delegacionin dhe menaxhohet nga Qeveria”, ka deklaruar Ymeri.