Z. Kryeministër, çoje vendin në zgjedhje të reja

Shkruan: Dimal Basha

Z. Kryeministër, çoje vendin në zgjedhje të reja

Fillimisht po e filloj me dy arsye pse zgjatja e kësaj sage do të dëmtoj ty, e pastaj Kosovën. Duke marrë parasysh që po rritet presioni nga mesengjerët ndërkombëtarë, unë mendoj se edhe ata pak që të përkrahin sot do të kthejnë shpinën nesër, krejt kjo kinse në emër të një “interesi kombëtar.” Tjetra, nëse lejon me stërzgjatë kjo kundërshti, përveq vetmisë, mos u habit nëse kjo ju shërben tjerëve edhe më tej me të ngjyros si “anti-amerikan.” Që nënkupton se zgjidhja më e mirë për juve personalisht janë zgjedhjet e parakoshme.

Tjetra, unë mendoj se zgjedhjet e reja do të shtynë procesin e dialogut për së paku edhe një vit, ku i jep shpresë Kosovës për një përkrahje më të madhe nga SHBA-të duke marrë parasysh se SHBA-të kanë zgjedhje në vitin 2020. Duhet kuptuar që sot administrata Trump ka aq shumë probleme të brendshme saqë as që nuk kanë kohë të mirren me problemin e Kosovës. Dhe sic e di, nga kjo neglizhencë kanë përfituar disa individ si John Bolton që dyshohen se janë miqtë më të mire që i ka Kosova në procesin më të rëndësishëm historik me Sërbinë. Prandaj, zgjedhjet e reja në Kosovë nënkuptojnë shtyerje të procesit deri në zgjedhjet e reja në SHBA, kur pritet të kemi aleat më të mëdhenj se administrate e tanishme, dhe kjo do të ishte strategji që do të siguronte një fitore politike për Kosovën.

Kurse në anën tjetër, një arsye shtesë pse vendi nuk duhet të vazhdoj dialogun është se Kosova nuk e ka luksin të bëjë marrëveshje historike ligjore me përfaqësues jolegjitim.

Pra fillimisht po ju kujtoj që ekipi negociator nuk është legjitim. Historia shkon kështu. Deputetët e PSD-së sot bëjnë pjesë në procese dhe pazare institucionale, mirëpo duhet kuptu që ata nuk përfaqësojnë votuesit e Lëvizjes Vetëvendosje!, të cilët ia kanë besu votën për t’i përfaqësuar ata. Nëse nuk e përfaqësojnë votuesin nga të cilët kanë marrë votën, atëherë rrjedhimisht nuk kanë legjitimitet. Nëse nuk kanë legjitimitet, atëhere nuk mundet me pas një marrëveshje legale nga deputet jolegjitim. Nëse e çon vendin në zgjedhje, i jep rast demokracisë, ku ndër tjera ju jep rastin edhe PSD-së të shkojnë në zgjedhje dhe të hynë në Kuvend me votat e tyre, dhe ku vetëm atëherë do të kenë të drejtë legjitime dhe legale të bëjnë pazare me procese kaq të rëndësishme. Përndryshe, këta deputet janë jolegjitim sepse kanë marrë votën nga votuesit e LV-së, të cilën nuk i përfaqësojnë më.

E dyta, Kryetari i delegacionit e ka të pamundur të menagjoj negociatat më të rëndësishme dhe njëkohësisht të udhëheq me qytetin më të rëndësishëm në vend. Kryeqyteti ka aq shumë probleme saqë nuk arrin as tre Kryetarë të zgjidhin problemet që ballafaqohen qytetarët, derisa negociatat poashtu kërkojnë aq shumë kohë dhe punë, dicka që Kryetari Ahmeti nuk e ka.  Përveq kësaj, shto kësaj që edhe z. Ahmeti ka marrë besimin e Kuvendit nga deputet jolegjitim, që rrjedhimisht e bën edhe pozitën e tij jolegjitime.

Përfundimisht, stërzgjatja e kësaj sage do çon në presion ku do të humbësh edhe aletatët më të afërt, dhe njëkohësisht do të jetë mundësi e tyre që të ngjyrosin si anti-amerikan. E mira tjetër është se zgjedhjet e reja në Kosovë nënkuptojnë shtyerje të procesit deri në zgjedhjet e reja në SHBA, kur pritet të kemi aleat më të mëdhenjë se administrata e tanishme, dhe kjo do të ishte strategji që do të siguronte një fitore të madhe politike për Kosovën. E fundit, fiton demokracia. Nëse kryesuesit e delegacionit nuk e kanë legjitimitetin me përfaqësu qytetarin që i ka zgjedh, atëherë deuhet kujtu që Kosova nuk e të bëjë marrëveshje ligjore me përfaqësues jolegjitim. Prandaj, vendi duhet të shkoj në zgjedhje sepse besoj thellë se zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja më e mirë për rrethanat që gjindet vendi, por edhe vet ti.