Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i është përgjigjur deklarimeve të sotme të euro-komisarit për zgjerim Oliver Varheji, i cili k" />

Zaev: Asnjëherë nuk mund të bisedojmë për identitetin dhe gjuhën maqedonase

Zaev: Asnjëherë nuk mund të bisedojmë për identitetin dhe gjuhën maqedonase

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i është përgjigjur deklarimeve të sotme të euro-komisarit për zgjerim Oliver Varheji, i cili kërkoi që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria sa më shpejtë të zgjidhin kontestin në mes vete.

Në fjalimin e tij në forumin në Tiranë, ai mes të tjerash ka deklaruar, se asnjëherë nuk mund të bisedohet për identitetin dhe gjuhën maqedonase.

Para më shumë se një viti, qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë kaluar para një procesi të ri, i cili e ridefinoi metodologjinë për negociata, por më pas siç shtoi u ndeshëm me disa çështje të reja joparimore dhe qëndrime burokratike të cilat nuk mundet dhe nuk guxojnë të jenë gur për të bllokuar prosperitetin e Maqedonisë së Veriut theksoi Zaev.

“Maqedonia e Veriu asnjëherë nuk ka pasur interes tjetër pos që me fqinjët e saj dhe të gjitha popujt në Evropë të ketë një raport të qetë dhe të denjë. Por të jam i qartë si kristali dhe ta përsëris edhe një herë qëndrimin e Qeverisë. Ne asnjëherë nuk do të lejojmë të bisedojmë për atë që nuk mund të bisedohet. Kurse ajo është kush jemi ne, cilat janë atributet tona identitare dhe cila është gjeneza e shtetësisë dhe gjuhës sonë”, tha Zaev mes të tjerash në paraqitjen e tij”, ka thënë Zaev. /Insajderi.com