Vetëm dy ditë ndajnë nga mbajtja e Këshillit të ministrave të BE-së. Ndërsa, çdo ditë bëhet më e qartë për Maqedoninë e Veriu" />

Zaev: Bullgaria do të vendosë Veto

Zaev: Bullgaria do të vendosë Veto

Vetëm dy ditë ndajnë nga mbajtja e Këshillit të ministrave të BE-së. Ndërsa, çdo ditë bëhet më e qartë për Maqedoninë e Veriut vetoja bullgare.

Këtë e konfirmoi edhe kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Ai deklaroi se saher e bëhet më e qartë se Bullgaria do ta bllokojë Maqedoninë e Veriut, në takimin e së martës në Këshillin e BE-së.

Mirëpo  shton se ai asnjëherë nuk e humbë shpresën sepse përgjegjësia e politikanëve është e madhe, duke paralajmëruar se vendimi i këtill mund të rrezikojë zhvillimin e ngjarjeve të padëshiruara në të dyja anët.

“Unë jam përgatitur dhe e kam përgatitur edhe popullin maqedonas për bllokim eventual dhe për veto eventuale. Nëse thoni në përqindje sa, më shumë në përqindje është e qartë ajo që do të marrim përgjigje positive. Por, megjithatë asnjëherë nuk e kam humbur shpresën sepse përgjegjësia është e madhe tek politikanët. Edhe pse Këshilli është më 17-tin thamë se deri në dhjetor kemi kohë, deri ën fund të dhjetorit është mundësua për konferencën e parë ndërkombëtare”, ka bërë të ditur Zoran Zaev. /Insajderi.com