Zaev: Duhet të kërkojmë zgjidhje me Bullgarinë

Zaev: Duhet të kërkojmë zgjidhje me Bullgarinë

Për ne Bashkimi Evropian është i shenjtë, europianizimin tonë e duam me arritjen e vlerave evropiane dhe ne këtë do ta bëjmë me ose pa bllokada. Ne jemi miq me Bullgarinë. duhet ta zgjidhim problemin, ndërsa unë nuk e di në çka është problemi, theksoi kryeministri Zoran Zaev duke u përqendruar në problemin aktual me Republikën e Bullgarisë, njofton Insajderi.

Definuam se emri i gjatë dhe i shkurtër i vendit janë një gjë e njëjtë – Republika e Maqedonisë së Veriut , nuk kemi pretendime territoriale, jemi miq dhe kemi përcjellë besim të plotë, tha Zaev.

“Propozuam që skuadrilja e tyre ajrore të ruajë qiellin maqedonas dhe kjo është një dëshmi për besimin e madh te fqinjët tanë. E para ishte Greqia, tani Bullgaria, ndërsa u ofruan edhe Turqinë dhe Italinë mike të cilët dëshiruan të kryenin këtë detyrë dinjitoze dhe të rëndësishme në përputhje me standardet e NATO-s dhe ne shpjeguam se kemi një fqinj të dytë që plotëson kushte të tilla si Bullgaria. Pajtohem nëse duhet të ripërcaktojmë gjërat që janë shkruar në Traktat, dhe kjo është mosndërhyrja në punët e brendshme, përfshirë të drejtat e pakicave, sepse ato zgjidhen ndërkombëtarisht para Gjykatës së të Drejtave të Njeriut. Realisht, unë jam gati, edhe pse kam kritika në publikun vendas, të lë vetëm tekstin pushtuesi fashist në pllakat përkujtimore ku thotë okupatori fashist bullgar. Në frymën e miqësisë, duhet të jemi të kujdesshëm edhe si Polonia dhe Gjermania e zgjidhën problemin ose siç bënë Gjermania dhe Franca, për të parë prizmin e miqësisë”, wshtw shprehur Zaev.

Në konferencë shtypi në Manastir, kryeministri theksoi se në vend do të vazhdohet me përfshirjen e vlerave evropiane./Insajderi.com