Zaev flet për propozimin e Ahmetit për një kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut

“Askush nuk është i detyruar që të shantazhohet. Mua më vjen mirë që edhe ashtu bisedimet po vijojnë, jo përgjatë shnatazheve, por me mirëkuptim të ndërsjellë dhe argumentim të qëndrimeve dhe politikave".

Zaev flet për propozimin e Ahmetit për një kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut

“Zgjidhjet duhet të barten përgjatë dialogut, argumenteve, qëndrimeve, programeve, kuadrove dhe përcaktimeve.  Shantazhe nuk guxon të ketë sepse hidhërimin nga sjellja e tillë qytetarët do ta ndjejnë dhe kjo do të lë gjurmë”, tha sot lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, pas marrjes së mandatit për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se a frikohet se ndoshta propozimi i BDI-së për kryeministrin shqiptar do të diskutohet dhe do të marrë mbështetjen e të gjithë të pranishmëve në takimin e sotëm të cilin e inicoi Ali Ahmeti me liderët partiakë shqiptarë, Zaevi theksoi se ideja e tillë, sipas informacioneve, nuk do të jetë një nga temat e takimit.

Sipas tij, asgjë që është e dhunshme nuk sjell qëndrueshmëri dhe rezultat.

“Askush nuk është i detyruar që të shantazhohet. Mua më vjen mirë që edhe ashtu bisedimet po vijojnë, jo përgjatë shnatazheve, por me mirëkuptim të ndërsjellë dhe argumentim të qëndrimeve dhe politikave. Nëse qytetarët e ndjejnë hidhërimin se dikush është i shantazhuar, Ahmeti, Zaevi, Mickovski, Kasami, Sela,…kjo do të lë gjurmë. Këtë nuk guxojmë ta lejojmë. Shantazhe nuk guxon të ketë, por argumente, qëndrime, programe, kuadro, përcaktime, këtu t’i gjejmë zgjidhjet”, potencoi Zaevi./Insajderi.com