Zaev ishte kundër njohjes së Kosovës dhe pranimit në UNESCO

Zaev ishte kundër njohjes së Kosovës dhe pranimit në UNESCO

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit të kaluar LSDM e drejtuar nga Zoran Zaev fitoi 47 mandate në Kuvend. Ai bashkë me partitë shqiptare arriti t’i bëjë votat e mjaftueshme për ta formuar qeverinë, por presidenti pro VMRO-DPMNE, Geogrge Ivanov, refuzoi t’i jap mandatin.

Zoran Zaev ishte anëtar i LSDM-së, që nga viti 1996, dhe u zgjodh për herë të parë kryetar i saj në vitin 2008, post që e mbajti vetëm një vit, deri më 2009. Herën e dytë erdhi në krye të partisë në vitin 2013.

Zaev në zgjedhjet e fundit parlamentare premtoi norma të favorshme tatimore, dhe luftim të korrupsionit. Megjithatë, nuk mundi të dal parti e parë, pasi për pak vota më shumë, VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevskit, doli e para, dhe mori të drejtën për ta formuar qeverinë.

Zaevit i erdhi mundësia të pretendojë postin e kryeministrit, pasi partitë shqiptare refuzuan të shkojnë në koalicion me Gruevskin, pasi kishin nënshkruar një platformë për avancim të të drejtave të shqiptarëve, të cilën Zaev e pranoi, për dallim nga VMRO-DPMNE që e refuzonte.

Por, a ishte Zaev çdoherë i miër me shqiptarët?

Jo. Zaev nuk pajtohej me vendimin e Maqedonisë për ta njohur pavarësinë e Kosovës, me arsyetimin se ishte e dëmshme prishja e marrëdhënieve ‘vëllazërore’ me Serbinë.

“Ne e kemi njohur Kosovën dhe ky proces është i mbyllur. Por, Maqedonia duhet të jetë shumë e kujdesshme kur të votohet për një çështje që nuk janë politike, por fetare, të cilat janë të ndjeshme për qytetarët serbë, të cilët ne i kemi miq të mirë”, kishte thënë më parë Zaev.

Ai gjithashtu kishte dënuar vendimin e qeverisë maqedonase të Nikola Gruevskit, për votën pro të Maqedonisë gjatë votimit për pranimin e Kosovës në UNESCO./Gazeta Metro/