Beogradi ushtron presion mbi Zaevin rreth qëndrimit për Kosovën

Qeveria nuk tregon nëse Zaevi ka premtuar neutralitetin e Maqedonisë për hyrjen e Kosovës në UNESCO.

Beogradi ushtron presion mbi Zaevin rreth qëndrimit për Kosovën

Në pyetjen nga Netpres, se a është kjo e vërtetë, zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski u përgjigj: ”E kini qëndrimin tonë zyrtar”.

Pas informacionit të postuar nga agjencia serbe e lajmeve”Tanjug”, se kryeministri  Zoran Zaev, në samitin e iniciativës të Berlinit, që u mbajt në qytetin e Triestes  në Itali, i ka premtuar kryeministres serbe, Ana Brnabiq se Maqedonia do jetë e përmbajtur në votimin për pranim të Kosovës në UNESCO, nga Qeveria as e demantuan, por as e vërtetuan këtë lajm.

” Ai më premtoi se shteti i tij do jetë i përmbajtur në votimin për pranim të Kosovës në UNESKO, dhe në këtë moment për mua kjo është me shumë rendësi, liderët e rajonit të mbajnë fjalën e vet”, ka deklaruar Brnabiq.

Në pyetjen nga Netpres, se a është kjo e vërtetë, zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski u përgjigj: ” E kini qëndrimin tonë zyrtar”.

Qeveria para dy ditësh doli me lajmërim zyrtar, se për vendimin se si do votojnë për pranimin e Kosovës në UNESCO, do udhëhiqen nga pozicionet që do marrin shumica e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

”Republika e Maqedonisë krijon marrëdhënie miqësore me të gjitha shtetet fqinje. Kur ekzistojnë çështje të hapura senzitive midis dy fqinjëve tanë, Qeveria e Maqedonisë  do t’i ndjek interesat e shtetit të bazuara mbi principet e fqinjësisë të mirë dhe zhvillimin e bashkëpunimit rajonal, neutralitetit dhe mospërzjerje në mosmarrëveshjet midis shteteve.

Sa i përket votimit për anëtarësimin e Kosovës në UNESKO, Qeveria do t’i ketë parasysh qëndrimet që do marrin shumica e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Në kundërshtim me këtë, Zaevi në maj të këtij viti, në një deklaratë për TV Prva-n serbe, në pyetjen se si do votojë Maqedonia për pranimin e Kosovës në UNESKO, u përgjigj shkurt ”neutrale”.