Zaev kërkon nga Kosova ekstradimin e Agim Ismailoviqit

Zaev kërkon nga Kosova ekstradimin e Agim Ismailoviqit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka deklaruar se Shkupi zyrtar kërkon nga Prishtina ekstradimin e Agim Ismailoviq, njëri nga të dënuarit me burgim të përjetshëm në rastin “Monstra”.

Kreu i Qeverisë së vendit fqinj ka deklaruar se ata që moti kanë kërkuar ekstradim, ndërsa presin që autoritetet e Kosovës t’i konfirmojnë marrëveshjet ndërkombëtare me të cilat të dyja vendet janë obliguara.

“Kjo do ta forcojë bashkëpunimin në mes dy vendeve. Gjithsesi, askush nuk është fajtor përderisa me vendim të plotfuqishëm në konfirmohet, por besoj se në këtë rast kjo është konfirmuar me vendim gjyqësor. Pres që autoritetet miqësore në Kosovë të respektojnë të drejtën dhe marrëveshjet ndërkombëtare dhe ta ekstradoj personin” tha Zaev.

Afrim Ismajloviq është arrestuar dje në Kosovë, pas një aksidenti trafiku të ndodhur në Hajvali të Prishtinës. Ismajloviq u ftua për intervistim në stacionin policor, ndërsa pas verifikimit të kaluarës penale, Ismajloviqit i figuroi një urdhër-arrest nga shteti fqinj.

Kjo bëri që ai nga prokurori të ndalohet për 48 orë. Avokati i tij Besnik Berisha ka thënë se ky urdhër-arrest ishte i viteve 2012/2013. Avokati i Ismajloviqit theksoi se për të njëjtën vepër penale klienti i tij ishte gjykuar më parë dhe se tani ishte në pritje të përfundimit të procedurave për strehim dhe azil në Kosovë.Më 23 shkurt, Gjykata Penale e Shkupit miratoi aktgjykim, duke shpallur fajtorë gjithsej pesë persona.

Alil Demiri dhe Afrim Ismailloviq , të cilët janë në arrati bashkë me Agim Ismailloviqin, u dënuan me burgim të përjetshëm për veprën “terrorizëm”, Fejzi Aziri u dënua me 15 vjet burg , ndërkaq Haki Aziri u dënua me 9 vjet burg, gjithashtu për ndihmë. I akuzuari Sami Luta u shpall i pafajshëm. /Insajderi.com