
“Kam miqësi me të gjithë liderët e vendeve të rajonit. Politikanët e Kosovës dhe Serbisë le të mësojnë nga rasti ynë me Greqinë, për t`u ofruar qytetarëve perspektivë më të mire”.
Kështu ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Ai shtoi se Bashkimi Evropian duhet t’i liberalizojë vizat për kosovarët.
“Të ulen e të dialogojnë. BE-ja urgjentisht t`i liberalizojë vizat për qytetarët e Kosovës. Duhet të zgjidhet çështja e Kosovës. Në Vendnumëro humbin qytetarët”./Insajderi.com