Zaev: Maqedonia e Veriut në situatë delikate

Zaev: Maqedonia e Veriut në situatë delikate

Në seancën në të cilën votohet propozimi i mandatarit për qeverinë e re të Republikës së Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev ka arsyetuar propozimin për qeverinë e re, njofton Insajderi.

“Jap fjalën se si kryeministër së bashku me të gjitha ministrat dhe zëvendësit dhe si qeveri do të tregojmë para botës se mundemi edhe më shumë edhe më mirë. Shteti ynë një kohë të gjatë është në situatë delikate i cila po e kërcënon sistemin tonë shëndetësor dhe ekonominë. Me përzgjedhjen e qeverisë po e kompletojmë sistemin e institucioneve të forta të cilat punojnë në tejkalimin e pandemisë dhe pasojat nga koronavirusi”, tha Zaev.

Ai theksoi se në programin është inkorporuar përcaktimi për realizimin e përcaktimeve strategjike të vendit dhe luftë për rritje ekonomike dhe shtet të drejtë dhe efikas, kohezion të brendshëm dhe arsimim modern.

“Rritja ekonomike është në faqet e para të programit qeveritar. Kemi treguar se mundemi të sigurojmë rritje më të madhe ekonomike paga dhe pensione dhe të arrihet papunësia historike më e vogël. Rrogat do të vazhdojnë të rriten dhe do të ndihmojmë kategoritë më të rrezikuara sociale”, ka thënë Zaev. /Insajderi.com