Zaev: Mbetemi të përkushtuar të gjejmë zgjidhje për çështjet e hapura me Bullgarinë

Zaev: Mbetemi të përkushtuar të gjejmë zgjidhje për çështjet e hapura me Bullgarinë

“Në vitin 2019 e ftova popullin në zgjedhje të tregojë nëse mbetet në rrugën drejt BE-së dhe populli me zërin e tij tregoi se cila është rruga dhe se nuk ka alternativë tjetër.

Prandaj ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveç që t’i kërkojmë të gjitha opsionet për të arritur zgjidhje për çështjet e hapura me Bullgarinë për të filluar procesi i negociatave për anëtarësim me BEnë”, theksoi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

“Duhet të ecim para, qytetarët presin të nesërme më të mirë. Unë thash, ne jemi ndërtues, ndërtojmë miqësi. Ne nuk dëmtojmë rajonin, ne jemi popull paqedashës.

Politika e shtetit është vërtetë evropiane dhe pranuam dialog për çështjet të cilat mund të bisedojmë. Në pjesën e përshpejtimit të zbatimit të Marrëveshjes për miqësi dhe fqinjësi të mirë, në pjesën e zbatimit të qëndrimeve të arritura bashkërisht Komisioni për çështje historike dhe arsimore në pjesën e teksteve shkollore në Bullgari dhe në Maqedoninë e Veriut.

Bëmë plan veprimi, klauzola të caktuara i kthyem në memorandum, deklarata. Por, ka diçka për të cilën nuk negociohet, siç janë çështjet e identitetit.

Vetpërcaktimi i përket çdonjërit. Ajo që u përket të gjithëve, si maqedonasve dhe të gjithë popujve tjerë evropian”, tha Kryeministri Zaev dhe shtoi se Evropa duhet të mbetet në vlerat evropiane fundamentale, e cila është ruajtja e të gjitha identiteteve në kontinentin evropian. /Insajderi.com