Zaev nesër merr mandatin për formimin e qeverisë

Zaev nesër merr mandatin për formimin e qeverisë

Fituesi i zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së, nesër merr mandatin për formimin e institucioneve të reja, njofton Insajderi.

Zaevin do ta mandatojë nesër, e enjtë me datë 13.08.2020, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Zaev, në emër të koalicionit “Mundemi”, e cila ka marrë numër më të madh të mandateve të deputetëve në Kuvend, e njoftoi presidentin Pendarovski për negociata me më shumë parti për sigurimin e shumicës së domosdoshme në Kuvend dhe për zgjedhjen e Qeverisë.

Në formimin e qeverisë së re, faktori shqiptar pritet të luajë një rol të rëndësishëm, meqë në zgjedhjet e 15 korrikut partitë shqiptare sëbashku kanë arritur t’i fitojnë 32 vende./Insajderi.com