“Nuk kemi dilemë për të dhënë garanci. Ne jemi popull paqësor dhe nga ne nuk mund të pritet vetëm ndërtim i miqësisë dhe bashëkpunimit”.
Kështu tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pas deklaratës së presidentit Rumen Radev se Bullgaria dëshiron garanci të qartë për sigurinë e saj nacionale dhe interesave të saja nacioanle.
Ai poashtu shprehi kënaqësi nga format e propozimeve kreative të dhëna nga ministri i Punëve të Jashtme të Portugalisë Augusto Silva dhe eurokomesari Oliver Varhaji, pas vizitës së tyre në Shkup dhe Sofje.
“Definitivisht mendoj për presidentin Radev, i cili është lider evropian, mund të bëjë hapa pozitiv, me çka do t’i jepet shans miqësisë tonë të zhvillohet dhe të jetë më e madhe në vend që të lërë gjurmë mes dy popujve” deklaroi Zaev.
Me qëllim që të arrijë sukses procesi është dakorduar që të mos jepen detaje. Zaev thotë se populli ynë duhet të jetë i informuar se kjo është bazë e mirë dhe se pritshmëritë janë në korniza të propozimit, i cili do të rishikohet nga Qeveria dhe në konsultime me presidentin e shtetit dhe të gjitha instancat e duhura do të ndërtohen pozitat e Maqedonisë së Veriut.
“Me rëndësi është që të fitojmë atë që e presim si minimum dhe të bëhet kujdes për një gjuhë të pastër maqedonase dhe identitetin maqedonas. Liderët evropian dhe antarët e BE-së kanë vërtetuar se argumentet janë në anën tonë dhe duke pasur parasysh kushtet në Bullgari e cila ka Qeveri teknike, pritet që periudhën e ardhshme, pas seancës së Këshillit të Ministrave, të fillojmë me konferencës ndërqeveritare” tha Zaev.
Lidhur me propozimin e opozitës për të braktisur marrëveshjen dhe për të bërë një të re, me më shumë garanci ndërkombëtare, kryeministri maqedonas Zaev thotë se është shumë jo serioze të anulohet marrëveshja, e cila tashmë ka filluar të realizohet dhe mbetet ende shumë për të bërë. Ai përsëriti qëndrimin se identiteti dhe gjuha janë linja të kuqe të njohura që as Qeveria dhe as Unioni nuk mund t’i diskutojnë dhe ndryshojnë. /Insajderi.com