
Kryeministri i Maqedonisë së veriut, Zoran Zaev, për herë të parë ka hapur mundësinë për formimin e Qeverisë për shpëtim kombëtar ku do të merrte pjesë edhe opozita, përcjell Insajderi.
“Ofrojmë bashkëpunim në cdo aspekt. Gjithcka që duhet të bëjmë-ta bëjmë, por definitivisht duhet të keni një njeri nga ana tjetër që të bisedoni. Për herë të parë e them këtë, dua të hap debatin për qeveri të përbashkët edhe me opozitë. Por duhet të kemi një njeri me të cilin mund të bisedojmë, me z.Mickoski nuk bisedohet. Ose, nëse tek ata ka ndonjë njeri I kuptueshëm, kurse tek ne nuk ka, le ta largojnë Zaevin, vetëm që dy partitë të bsiedojnë. Mund ta bashkojmë popullin, për shkak se kjo na nevojitet. Këtë e dijnë edhe ata edhe unë. Populli është shumë I ndarë” ka deklaruar Kryeministri Zaev.
Nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE thonë se janë të gatshëm të diskutojnë për qeveri ekspertësh që do të udhëhiqet nga person mbi partiak, e që do të organizonte edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Posaçërisht para zgjedhjeve më mirë do ti vinte të kishte qeveri ekspertësh. E cila do të ketë kapacitet të ketë mbështetje më të gjerë e të ofrojë projekte reale për dalje nga kjo krizë të cilën Zaev nuk është i aftë ta menaxhoj. Kështu që nëse Qeveri ekspertësh me në krye një person që do të jetë i pranueshëm për të gjithë, figurë mbipartiak që mund ta udhëheq Qeverinë para deri në zgjedhje lokale, e më pas të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale, ne jemi të gatshëm të flasim për koncept të tillë”, pohoi Antonio Milloshovski, nga VMRO-DPMNE. /Insjaderi.com