Zaev thotë se do të krijojë qeverinë e re

Zaev thotë se do të krijojë qeverinë e re

Partia fituese e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, (LSDM) njofton për formimin e një Qeverie të udhëhequr nga kjo parti, e cila siç thonë nga atje, do të funksionojë edhe më shumë dhe më mirë dhe e dha rezultatin që e prisnin qytetarët.

“Mbështetja e qytetarëve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare është erë në shpinë dhe sinjal i qartë për vazhdimin e rrugës që kemi shtruar. Paratë duhet të përfundojnë tek qytetarët, në mënyrë që të ketë drejtësi, të jetë pjesë e familjes evropiane”, thonë sot në një deklaratë të LSDM-së.

Me fitoren e LSDM-së dhe koalicionit, theksojnë nga partia, qytetarët konfirmuan pa mëdyshje se duan që vendi të ecë përpara.

“Nuk ka kthim prapa, nuk ka më regjim dhe pasiguri. Qytetarët duan të jetojnë në një vend të përparuar ekonomikisht me vlera evropiane në vend, një vend ku ligjet janë të barabarta për të gjithë dhe një anëtar krenar i NATO-s dhe krah për krah i barabartë me vendet më të fuqishme në botë. Do të pasojë formimi i një Qeverie të udhëhequr nga LSDM-ja, e cila do të japë rezultate në përputhje me vullnetin e qytetarëve”, thonë nga LSDM.

Nga ana tjetër, ka reaguar edhe partia maqedonase VMRO-DPMNE. Sipas kësaj partie, qeveria e LSDM-së e udhëhequr nga Zoran Zaev, këtë mandat nuk bëri absolutisht asgjë.

“Ai nuk arriti të realizoj asnjë nga premtimet që bëri në fushatën parazgjedhore.Ata premtuan jetë për të gjithë qytetarët, ndërsa jeta erdhi vetëm për persona të afërt me LSDM-në. Nuk ka pagë mesatare prej pesëqind euro, nuk ka Qendër të re Klinike, nuk ka as 600 kilometra autostradë të re, as qytete studentore, as rritje mesatare ekonomike prej 5 për qind në vit siç ishte premtuar para ardhjes në pushtet. E vetmja gjë që kjo qeveri e LSDM-së do të kujtojë pas kësaj janë tenderët kriminelë, zhvatjet, korrupsioni. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë nuk e meritojnë këtë”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Pritet që bisedimet për krijimin e qeverisë së re të fillojnë pas festave. /Insajderi.com/