Zaev thotë se Maqedonia e Veriut ka sistem të lartë të sigurisë

Zaev thotë se Maqedonia e Veriut ka sistem të lartë të sigurisë

“Në periudhën e kaluar njëvjeçare janë vërë hapa të rëndësishëm në pozicionin institucional të subjektit të ri të sigurisë, Agjencia e Sigurisë Kombëtare. Tani kemi Agjenci që punon plotësisht në pajtim me Kushtetutën dhe kornizat ligjore, siç i ngjan një vendi anëtar të NATO-s”, porositi kryeministri i Republikës së Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev në shënimin e një viti të punës së Agjencisë të Sigurisë Kombëtare, njofton Insajderi.

Në fillim, Zaev të gjithë të punësuarve ua uroi 1 Shtatorin – Ditën e Agjencisë dhe i porositi të vazhdojnë edhe më të motivuar për ndërtimin e një shërbimi bashkëkohor dhe modern të sigurisë, të aftë të merret me të gjitha rreziqet e sigurisë dhe në drejtim të mbrojtjes së interesave të shtetit dhe qytetarëve.

Me fillimin me punë të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të RVM së, theksoi Zaev, është bërë hapi i fundit për reformë të sigurisë në shtet, pasi paraprakisht me rekomandimet e Pribes, u formua edhe Agjencia Zeknike Operative ATO me çfarë u shkatërrua monopoli që ish DSK-ja e pati në sistemin e ndjekjes së informacioneve.

“Qëllimi i kësaj pakete së bashku me reformat dhe me mbylljen e çështjeve të hapura me dekada me fqinjët, na e hapi rrugën për anëtarësim në NATO dhe BE. Në periudhën e kaluar njëvjeçare janë bërë hapa të rëndësishëm të pozicionit institucional të subjektit të ri të sigurisë Agjencia e Sigurisë Kombëtare. Tani kemi Agjenci që punon plotësisht në pajtim me Kushtetutën dhe kornizat ligjore, që i ngjan një vendi anëtar të NATO-s”, deklaroi Zaev.

Reforma, theksoi Zaev, nënkupton punë të vazhdueshme dhe përmirësim të sistemit të sigurisë me qëllim, që ai të mundet të përballet me sfidat.

“Puna e deritanishme dhe rezultatet e realizuara japin besim se ASK do të vazhdojë të punojë në pajtim me Kushtetutën dhe kornizat ligjore. Me respektim të plotë të vlerave evropiane dhe sendërtim profesional të punës në pajtim me standardet e NATO-s. Në këtë drejtim Agjencia do të ketë mbështetje të vazhdueshme nga Qeveria dhe institucionet e tjera”, tha Zaevi. /Insajderi.com