Zafir Berisha: Shërbimet e huaja kanë investuar për 10 vite në sektin politik të Vetëvendosjes

Zafir Berisha: Shërbimet e huaja kanë investuar për 10 vite në sektin politik të Vetëvendosjes

Një studim i publikuar së fundmi nga Parlamenti Evropian, e ku flitet edhe për rrëzimin e qeverisë Kurti, ka shkaktuar reagimin e Zafir Berishës, njofton Insajderi.

Berisha përmes një postimi në Facebook, fillimisht e ka quajtur “sekt politik” Vetëvendosjen.

Tutje ia ka thënë se raporti është hartuar nga pro-rusët dhe i njëjti po përdoret nga partia e Kurtit.

Më pas Berisha duke kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, ka thënë se “as metodat “gebelsiane” të propagandës nuk do të dhezin më, edhe pse për me shumë se 10 vite, bukur shumë është investuar nga shërbimet e huaja sekrete në sektin politik të VV, duke i përdorur në dëmtimin e imazhit të Kosovës dhe për të shkatërruar funksionalitetin e shtetit që është bërë me shumë mund dhe sakrifica ndër breza”./Insajderi.com