Zafir Berisha: Spiunazhi serb e rus po ndihmojnë VV-në në manipulim të gjeneratave të reja

Zafir Berisha: Spiunazhi serb e rus po ndihmojnë VV-në në manipulim të gjeneratave të reja

Zyrtari i NISMA Socialdemokrate, Zafir Berisha, pretendon se Lëvizja Vetëvendosje po i “manipulon” gjeneratat e reja.

Ai tha se “neo-jugosllavët” e VV-së po ndihmohen nga “spiunazhi serb e rus”, që të manipulojnë, njofton Insajderi.

“Ky manipulim”, sipas Berishës përfshin retorikën se “Kosova është shkatërruar në këto 20 vite”.

”Neojugasllavët e LVV-së në ofensivë përmes rrjeteve sociale dhe lajmeve të rrejshme, të ndihmuar edhe nga spiunazha serbe dhe ruse po manipulojnë me gjeneratat e reja me propagandën ”20 vjet është shkatërruar Kosova” duke ju bërë lavazh trurit të tyre se para 20 vjetësh, d.m.th në kohën o okupimit serbo-sllav, Kosova na paska qenë lule!”, tha Berisha në Facebook. /Insajderi.com