Zafir Berisha thotë se është turp Vjosa Osmani të jetë presidente

Zafir Berisha thotë se është turp Vjosa Osmani të jetë presidente

Zëvendës-ministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, tha të mërkurën se është “ofendim’ që Vjosa Osmani të jetë presidente e Kosovës.

“A ka më ofendim për një shtet, veçanërisht një shtet si Kosova, që është produkt e sakrificës dhe i rezistencës titanike të qytetarëve të saj, që pozitën e presidentit ta ushtroj soji i Vjosa Osmanit”, tha Berisha në Facebook.

Ai shtoi se urgjentisht vendi duhet të shkojë në zgjedhje për shkak të pozitës së Vjosa Osmanit.

“Kosova urgjentisht duhet të shkoj në zgjedhje nëse nuk mund të bëhet zgjidhje nga kjo mazhoranc për pozitën e presidentit, poshtërimi i shtetit duhet të ndalet, Kosova nuk e meriton baltosjen deri në ketë nivel”, theksoi ai. /Insajderi.com