Nëntë deputetë kanë dhënë nënshkrimet e tyre, që Kuvendi i Kosovës të hartojë një ligj, për pastërtinë e “Figurës së Zyrtarëve të Lartë në Institucione Publike”.
Drafti i këtij dokumenti tashmë është hartuar.
Sipas këtij dokumenti verifikimit duhet t’i nënshtrohen të gjithë ata që kanë lindur para vitit 1982, raporton Klan Kosova.
Vlerësim pozitiv nuk u lëshohet atyre që kanë punuar në ish sistemin komunist.