
Gjuha si mjet komunikimi shpesh i ka ndarë shqiptarët këndej dhe andej kufirit. Derisa në të kaluarën kosovarët janë ndjerë inferior në Shqipëri, muzika ka ndikuar që “kosovarishtja” të bëhet trendi për këngëtarët e Tiranës. Akademiku, Mehmet Kraja dhe studiuesi, Rrahman Paçarizi sqarojnë problemet e komunikimit ndër shqiptar.
Shqiptarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë shpeshherë i ka ndarë gjuha. Mes njerëzve që e konstatojnë një gjë të tillë është edhe akademik, Mehmet Kraja.
Sipas tij, mosnjohja e gjuhës letrare nga kosovarët i ka bërë ata të ndjehen inferior karshi shqiptarëve të Shqipërisë.
“Mosmarrëveshjet rreth gjuhës mes Kosovës dhe Shqipërisë mund të përmblidhen me një pikë të vetme rreth orientimi identitar të shqiptarëve, sepse gjuha nuk mund të jetë e ndarë nga identiteti si dhe nuk mund të jetë e ndarë nga historia nga kultura”, ka shkruar Mehmet Kraja në një artikull të titulluar “Prapambetja gjuhësore e Kosovës dhe një kontestim i gegërishtes”.
Sipas tij kosovarët për një kohë të gjatë kanë jetuar më iluzione që kanë bërë përparime të ndjeshme të gjuhës letrare por shumë shpesh e kanë parë veten për një moment të përqeshur dhe inferiorë në të gjitha pikëpamjet e këtë më së shumti nga shteti i quajtur amë.
Ai po ashtu e ka përmendur bindjen psikologjike gjatë mbërritjes në Shqipëri sikurse një “imponim” për ta ndërruar gjuhën.
“Është futur thellë në bindjen psikologjike se kur të mbërrish në Shqipëri duhesh ta ndërrosh të folurën ose do të përfundosh i përqeshur, duke të pyetur se çfarë po thua”.
“Defeket në gjuhë janë vërejtur nga vetë kosovarët po asnjëherë në këtë mënyrë të vrazhdët nuk iu janë përplasur në fytyrë. Shqipëria londineze është ‘mësuesi’ pranë të cilit nuk duhet gabuar fjalën dhe ta mendonim dy here para se ta plasojmë dhe ta ndryshojmë, duke e ndjerë vetën të refuzuar si mënyra alternative shihet të jetë minimizimi i fjalëve që cilat duken ‘absurde’ e cila pothuajse mund të quhet edhe “kosovarishtja”.
Megjithatë, ky inferioritet i kosovarëve për gjuhën standarde është zbutur tej mase. Në mënyrë të vecantë në muzikë.
Këngëtarë zhanresh të ndryshme në Shqipëri, shkruajnë tekstet në atë që Kraja e quan “kosovarishte”.
Ndikim të madh kanë luajtur këngëtarët e repit si dhe Flori Mumajesi, një nga autorët më të njohur shqiptarë. Tekstet ai i shkruan në kosovarishte.
Gjuhëtari, Rrahman Paçarizi, profesor në Universitetin e Prishtinës, është njëri prej atyre studiuesve që kërkon rishikimin e standardit.
Ai sheh shumë dallime në mes të shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë, kryesisht në terminologjinë e fushës së shërbimeve.
“Problemi kryesor është origjina e huazimeve të cilave u është nënshtruar shqipja andej e këndej kufirit, pasi në Kosovë kanë depërtuar huazime nga serbishtja, nga anglishtja e gjermanishtja, ndërkaq në Shqipëri nga italishtja e frëngjishtja”.
Sipas tij nuk ka shumë probleme të komunikimit, përveç se kosovarët kanë njëfarë droje në komunikimin formal, për shkak të njëfarë inferioriteti që ua shkakton largësia me bazën dialektore të standardit që është toskërishtja dhe mungesa e komunikimit të përditshëm.
“Kur jemi tek dialektit toskë, kosovarëve u lidhet gjuha dhe pothuajse është një sfidë për ta tejkaluar apo sfidë për t’u kuptuar më një person tjetër”, ka thënë profesori Paçarizi.
“E di që kjo dhemb, por situata është e këtillë. Një intelektual nga Kosova ende vazhdon të ndihet inferior dhe ngatërrohet kur flet me një shitës kumbullash në plazhet e Jugut”, ka thënë ai.
Paçarizi theksuar se përzierja e trendit muzikor mund të quhet si urë-lidhëse mes dy shteteve kur është bërë “hua” e dialekteve.
“Përdorimi i fjalëve të cilat këngëtarët nga Shqipëria kanë nisur ta shohin si trend për ta zhvilluar projekte e reja në botën e muzikës nuk është me shpërfillje për ta dhe përqeshje dëgjimi i një fjale nga Kosova sepse tashmë përdorin ato në tekste për projekte muzikore”, ka shtuar ai.
“Muzika, e sidomos rrymat që kanë dalë kanë bërë depërtim në Shqipëri, nuk është më as toskërishte as gegërisht po është slengi i Prishtinës që po funksion në Shqipëri. Por jo vetëm kaq. Edhe këngëtarë të këtyre rrymave nga Shqipëria po këndojnë në slengun e Prishtinës ose në një sleng të sapo komponuar tirons që ka nisur të nxjerrë krye vetëm pas rënies së komunizmi dhe pas infuzioneve që ka marrë nga muzika e importuar nga Kosova” ka thënë Paçarizi.
Sipas tij, muzika ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm për heqjen e stigmës për gegërishten.
“Gegërishtja është stigmatizuar përgjatë gjithë epokës së Enver Hoxhës. Në filmat e Kinostudios ‘Shqipëria e re’ personazhet tipizoheshin sipas të folurës së tyre – personazhet negative, reaksionare flisnin gegërisht, ndërsa partizanët dhe personazhet e tjera pozitive flisnin toskërisht ose standard. Këtë e ka vërejtur studiuesi Ardian Vehbiu dhe kjo është e saktë”, ka thënë ai.
Se a do të mundet muzika të ndërrojë standardin e gjuhës shqipe, Paçarizi ka thënë se muzika nuk mund të depërtojë aq larg dhe nevojitet një kohë shumë e gjatë.
“Standardi nuk ka nevojë të ndërrohet, por duhet të rishikohet dhe të bëhen korrigjimet e nevojshme aty ku ai nuk ka funksionuar”.
Ai thekson se po formohet një standard paralel i gjuhës në komunikimin instant në rrjetet sociale. Këtë standard komunikimi ai e ka quajtur netlekt, pra një dialekt i rrjeteve sociale me një shkallë të lartë gramatikaliteti.
“Mosha e re mesatare e shqiptarëve, si dhe qasja dhe nevojat e integrimit social, janë parakushte shumë interesante në këtë plan që nuk guxon të shpërfillet”.
“Një standard në formë të një sociolekti po zhvillohet me shpejtësi në rrjetet sociale dhe shkalla e pjesëmarrjes në të është e jashtëzakonshme. Nuk duhet ekonomizuar gjuhën. Ka shumë nevojë që shqipja standarde të korrigjohet, por si duket muzika nuk ka infrastrukturën e duhur për këtë”, ka përfunduar Paqarizi/Insajderi.com
Kënga Ronela Hajatit duke përdorur “kosovarishten”
Ka do ka do ta boj une zararin
Kur po pim pak tjeter nuk do
une boj boten tone safari
A muj met vet un ty ka je
Ajde ma afer se smuj vet
A nuk po vje edhe ti ksajde
(hajde,hajde sot)
Ref :A do si kjo?
You want a boom boom like J.LO
A do si kjo? Po nuk e don don mos fol kot
Ki me majt men, men si sot,un ta boj bang bang ty n’kok
A muj met vet un ty ka je
Hajde ma afer se smuj vet
A nuk po vje edhe ti ksajde