Zbrazet Parlamenti i Maqedonisë – Shpëtojnë deputetët dhe gazetarët

Zbrazet Parlamenti i Maqedonisë – Shpëtojnë deputetët dhe gazetarët

Deputetëve dhe gazetarëve të ngujuar në Parlamentin e Maqedonisë, pas tri orësh ngujim për shkak të protestuesve të dhunshëm u është hapur rruga për t’u larguar nga Parlamenti.

Sipas mediave atje, njësia speciale e policisë ka siguruar korridor të sigurt për t’i larguar deputetët e gazetarëve dhe pamundësuar lëndimin e tyre nga turma e dhunshme e protestuesve maqedonas.

Sipas gazetarit të Alsat-M, që është bashkë me pjesën tjetër të gazetarëve, ka njoftuar se tashmë janë larguar nga Parlamenti dhe po dërgohen në një stacion të policisë ku do të dëshmojnë për atë që ndodhi.

Lajmin për evakuimin e deputetëve dhe gazetarëve të rrezikuar e ka konfirmuar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu./Klan Kosova.