Shkencëtarët mund të kenë kuptuar se cili është mekanizmi i fortë dhe i çuditshëm i cili po i ngre planetët në orbitën e tyre të çuditshme, shkruan Insajderi.
Për shumë vite, shkencëtarët janë munduar të shpjegojnë se si ndodhë që kaq shumë planetë jashtë sistemit solar mund të qëndrojnë në një konfiguracion kaq të pazakontë. Shumë prej tyre duket se kanë orbita të cilat janë të larguara, por nuk është e qartë se çfarë force e ka mundësuar këtë largim.
Por tani shkencëtaret besojnë se e kanë gjetur përgjigjen. Dhe sugjerohet se ka diçka po ashtu të çuditshme tek polet e planetëve të cilët janë të larguara nga qendra.
Ky zbulim mund të ndryshoj botëkuptimin tonë të planetëve, strukturën dhe klimën e tyre.
Shumë planete duket të jenë në qifte, me orbita që duken të çuditshme dhe të paqëndrueshme.
Shkencëtaret besojnë se ky tipar është i shpjeguar nga devijimi, ose se si ato janë të larguara në mes boshtit dhe orbitës. Fakti që ata janë të lidhur gjithashtu duket se po i largon ato, thonë hulumtuesit e Yale.
Hëna dhe toka janë të njëjtë në formësim. Orbita e hënës po rritet ngadalë por Toka po zgjatet gjersa te dyja largohen nga njëra tjetra.
Kjo ndikon në shumë nga tiparet e tyre fizike, siç është klima, moti dhe qarkullimet globale./Insajderi.com