Mbi 20kg substancë narkotike të llojit "Marihuanë" janë zbuluar dje në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar pesë persona të dyshuar, si pasojë e zbulimit të mbi 20kg substancë narkotike të llojit “Marihuanë”, gjatë ditës së djeshme në kryeqytet.
Përmes një njoftimi nga PK, është bërë e ditur se dje, më 14 korrik, janë ndaluar tri vetura të dyshuara, në njërën prej të cilae është gjetur një sasi me peshë prej 13 kg e 800 gram.
Pas këtij kontrolli, me urdhër të prokurorit kompetent, është realizuar edhe një kontroll në vendet ku dyshohet se janë shfrytëzuar për fshehjen e këtyre substancave narkotike.
“Gjatë realizimit të këtij kontrolli tek të dyshuarit janë gjetur:
• 5 paketime me substancë narkotike të llojit Marihuanë me peshë të përgjithshme prej 6kg e 206gram.
• 3 peshore elektronike
• Qese për paketim të substancës narkotike
• Folje alumini
• Një palë doreza
• Një armë zjarri
• Një karikator
• Tre fishekë
• 11 paktime dhe një cigare të mbushura me substancë të llojit Marihuanë me peshë 25.1gram
• 7540 (shtatëmijë e pesëqind e dyzet) euro”, thuhet tutje në njoftimin e policisë. /Insajderi.com/