Pas aksidentit fatal për një baba dhe njërën nga vajzat e tij në qytetin Dun" />

Zbulohen detaje nga aksidenti ku vdiqën babë e bijë nga Kosova në Gjermani

Zbulohen detaje nga aksidenti ku vdiqën babë e bijë nga Kosova në Gjermani

Pas aksidentit fatal për një baba dhe njërën nga vajzat e tij në qytetin Dunningen të Gjermanisë, hetimet e policisë janë duke vazhduar. Sipas gjetjeve të fundit, dy vajzat 3 dhe respektivisht 4-vjeçe nuk e kanë pasur të vendosur rripin e sigurisë, raporton portali gjerman schwarzwaelder-bote.de. 

Babai 26-vjeçar e kishte përplasur makinën e tij në një kamion të hënën në mëngjes. Një zëdhënës i policisë tha se vendbanimi i babait dhe dy vajzave të tij ishte në qytezën Ortenaukreis. Ata ishin rrugës duke u kthyer në shtëpi.

26-vjeçari dhe vajza e tij 4-vjeçare vdiqën, ndërkaq vajza 3-vjeçare u plagos rëndë dhe u dërgua në spitalin e Freiburgut me helikopter.

Zëdhënësi i policisë gjermane, Tobias Kalmbach ka thënë se vajza 3-vjeçare me origjinë nga Kosova – e cila pësoi lëndime të rënda nga aksidenti rrugor ku vdiqën babai dhe motra e saj 4-vjeçare – e ka kryer me sukses një operim në spitalin e Freiburgut.

Kalmbach ka deklaruar se ndonëse vajza ka pësuar lëndime të rënda, tash është jashtë rrezikut për jetë.

“Vajza e vogël e shoferit të vrarë, e cili ishte dërguar në një klinikë në Freiburg, dje nuk ishte operuar”, tha zëdhënësi i policisë Kalmbach. “Lëndimet ishin shumë të rënda”, tha ai, teksa tregoi se operacioni kaloi me sukses. /Insajderi.com