Zbulohen rreziqet e vrapimit gjatë pandemisë së koronavirusit

Zbulohen rreziqet e vrapimit gjatë pandemisë së koronavirusit

Grimcat nga një vrapues tjetër mund të ju infektojnë edhe nëse janë 1.5 metra përpara, por qëndrimi i afërt me ta mund të jetë më i sigurt.

Videoja, e krijuar nga profesorët Bert Blocken dhe Fabio Malizia dhe mundësuar nga kompania e teknologjisë së simulimit Ansys, tregon se pikat mund të përhapen më shumë se 1.5 metra pas jush ndërsa jeni duke ecur, vrapuar ose jeni me biçikletë, transmeton lajmi.net.

Me më shumë se 400,000 raste të konfirmuara të virusit të ri dhe më shumë se 13,000 vdekje, ekspertët e shëndetit thonë se rritja e sasisë së distancës midis jush dhe të tjerëve ndërsa jeni jashtë.

Zyrtarët federalë të shëndetit zgjodhën gjashtë metra si udhëzues për distancimin social për shkak të mënyrës në të cilën udhëtojnë pikat e frymëmarrjes, shkruan Daily Mail.

Kur një person i infektuar kollitet ose teshtin, pikat tipike udhëtojnë jo më shumë se gjashtë metra para se graviteti t’i tërheqë në tokë. Videoja tregon dy skenarë, një në të cilin dy persona po vrapojnë krah për krah dhe tjetra kur po vrapojnë njërin pas tjetrit.

Në skenarin krah për krah, kur një person kollitet ose teshtin, shumica e pikave udhëtojnë pas vrapuesve, jo pranë tyre.