Zbulohet fotoja e re e grabitësit Admir Muratajt

Zbulohet fotoja e re e grabitësit Admir Muratajt

Kjo është foto e pasaportës greke që mbante Admir Murataj, grabitësi i vrarë më 9 Prill 2019 gjatë grabitjes së miliona Eurove në Rinas. Në pasaportën false që zotëronte, Admir Murataj ka patur identitet tjetër. Ai quhej Christos Papadias. Murataj përdorte gjithashtu edhe 15 identitete të tjera. “Në maskën e silikonit që mbante gjatë grabitjes në aeroportin e Rinasit më 9 Prill, Murataj kishte “kopjuar” identitetin e tij”, tha gazetari Spartak Koka në “Opinion”.

Më pas, ai kishte ndryshuar pamje, sikurse duket në foton tjetër. Pamja e tij me flokë është e vetmja fotografi publike, pasi është bërë në momentin kur është arrestuar në Greqi për disa grabitje.

Për këtë arsye, autoritetet shqiptare kërkuan edhe ndihmën e policisë greke për ta identifikuar kur Murataj mbeti i vrarë. Ekspertiza e materialit gjenetik (ADN-ja) dhe shenjat e gishtave nga ana e policisë greke bënë të mundur identifikimin e Admir Muratajt.