Zbulohet identiteti i terroristit me prejardhje shqiptare

Zbulohet identiteti i terroristit me prejardhje shqiptare

Është zbuluar identiteti i terroristit me prejardhje shqiptare, Kujtim Fejzulllahu.

Fejzullahu ka përfunduar i vrarë pas sulmit makabër që ai bashkë me shokët e tij bënë në qendër të Vjenës.

Sulmuesi kishte pasaportë të Austrisë dhe të Maqedonisë së Veriut.

Gazeta austriake, Krone.at, ka raportuar të martën se terroristi 20 vjeçar kishte edhe në të kaluarën problem me ligjin.

Ai u dënua me 22 muaj burg sepse donte të evakuohej në Siri dhe të bashkohej me policinë terroriste Shteti Islamik (ISIS) atje.

Por, autoritetet e drejtësisë në Austri e kishin liruar me kusht në vitin 2019.

“Kujtim Zejnullahu ishte pajisur me një rrip shpërthyes në bel, një armë automatike të gjatë, një pistoletë dhe një hanxhar për të kryer këtë sulm të neveritshëm ndaj qytetarëve të pafajshëm,” tha Ministri i Brendshëm Karl Nehammer.

Ai ka publikuar një fotografi me armë sulmi Kalashnikov e cila në Austri është e ndaluar. Ilegalisht e kishte siguruar atë.

Mediat austriake kanë raportuar se ai dëshironte t’i bashkohej organizatës terroriste ISIS, në Siri e Irak. /Insajderi.com