Zbulohet pllaka e Ambasadës së Kosovës në Izrael

Zbulohet pllaka e Ambasadës së Kosovës në Izrael

Ministri Jashtëm i Izraelit, Gabi Ashkenazi, ka zbuluar pllakën me mbi-nënshkrimin e “Ambasada e Kosovës në Izraeli”.

Dy krye-diplomatët kanë falënderuar e uruar njëri-tjetrin, njofton Insajderi.

Kjo njohje është siguruar në Uashington më 4 shtator nëpërmjet një marrëveshje ekonomike në mes Kosovës e Serbisë.

Kosova do të behet shteti i tretë në botë që do ta ketë ambasadën në Jerusalem – kryeqytet i shpallur i Izraelit me vendim të ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Në Izrael kjo ambasadë është parë nga perspektiva që një vend me popullsi myslimane e ka ambasadën në Jerusalem.

Çështje e Jerusalemit është e kontestuar në nivel global nga rrafshi politik e historik. /Insajderi.com