Zbulohet skuadra e re e Edon Zhegrovës

Zbulohet skuadra e re e Edon Zhegrovës

Edon Zhegrova po largohet nga Genku për t’u transferuar në Zvicër, sipas mediave belge.

Talenti kosovar, që me skuadrën e tij Genk nuk po kalon në periudhë aq të mirë, duke u injoruar pothuajse krejtësisht për pjesën më të madhe të sezonit, mund të transferohet në ligën zvicerane.

Këtë e ka bërë të ditur gazetari belg Sven Claes për HBvL, transmeton Insporti.com

Zhegrova raportohet se do t’i bashkohet klubit të njohur zviceran, FC Baselit, në formë të huazimit.

“Edon Zhegrova është në rrugë drejt Zvicrës. Po mbahen bisedime të avancuara në mes të Genkut e Baselit për një kalim në formë të huazimit (me mundësi blerje)”, ka shkruar Claes në ‘Twitter’.

Edon Zhegrova te Genku, nga trajneri Philippe Clement është ‘lënë pas dore’, pasi nuk ishte pjesë ekipit për 14 ndeshje në ligë, derisa në 9 ndeshje u ftua nga trajneri.

Në nëntë prej këtyre ndeshjeve, anësori 19-vjeçar katër herë ishte startues, tri herë u fut në lojë si zëvendësues, derisa dy herë të tjera ishte rezervist i papërdorur.

Zhegrova është që prej 1 korrikut të vitit 2017 pjesë e ekipit belg. /Insporti.com