Zbuloni resortin elitar i cili po kthehet në atraksion për artistët shqiptarë

Zbuloni resortin elitar i cili po kthehet në atraksion për artistët shqiptarë

I pozicionuar në plazhin më fantastik të rivierës shqiptare, në Palasë aty ku mrekullisht shijohen kontrastet magjike të lindjes dhe perëndimit të diellit, aty ku kaltërsia magjike e Jonit kombinohet në mënyrë perfekte me gjelbërimin karakteristik të zonës, ka hapur dyert për banorët dhe pushuesit Green Coast Resort. Menjëherë sapo ka nisur jetesa dhe krahas tyre edhe turistët kanë filluar të prekin nga afër nivelin elitar të shërbimeve, duket se Green Coast është kthyer në një destinacion shumë të preferuar edhe nga artistët shqiptarë.

E kush më mirë se sa ata të cilët duan dhe kultivojnë artin dhe të bukurën, ata të cilët më shumë se kushdo vlerësojnë elegancën, standardin e lartë dhe perfeksionin, do të vlerësonin dhe do të vizitonin këtë super projekt të pozicionuar në plazhin e Palasës dhe do ta kthenin atë në një element të fortë estetik te videoklipe-ve të tyre muzikore.

Altuna Sejdiu e njohur me emrin artistik Tuna, ka zgjedhur Green Coast Resort me qëllim realizimin e xhirimeve për videoklipin e këngës së saj më të re “Nuk ma don zemra”. Me pamje dhe efekte artistike realizuar në vilat e Green Coast Resort dhe me një staf profesionistësh, videoklipi i ri i Tunës ka rezultuar mjaft i suksesshëm, ndonëse ka pak orë që është publikuar.

Një tjetër këngëtare ka realizuar xhirimet në ambientet e Green Coast Resort dhe Nazar Beach.  Bëhet fjalë për Samanta Karavella dhe videoklipin e këngës së fundit të saj “Golosa”.

Krahas artistëve që kanë zgjedhur Green Coast Resort si vendndodhjen ideale për realizimin e xhirimeve, ka edhe të tjerë artistë të cilët kanë zgjedhur të kalojnë disa ditë relaksi dhe argëtimi në këtë resort, pozicinonuar buzë detit magjik Jon.

Venera Lumani dhe Lindi Islami shprehen në rrjetet e tyre sociale se janë të mrekulluar nga ky super projekt dhe se po shijojnë në maksimum bukurinë magjike natyrore dhe shërbimet elitare në Green Coast Resort.

Julka Gramo e cilëson Green Coast si një copëz parajse, ndërkohë që Estela Ujka, Odeta Banushi dhe mikeshat e tyre shprehen në rrjetet e tyre sociale që kanë shijuar fundjavën ideale në një prej vilave të këtij resorti.

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, Ylli Limani, Blendi Fevziu janë disa personazhe të tjerë të njohur, të cilët nga postimet në rrjetet e tyre sociale duket që kanë kaluar momente qetësie dhe argëtimi në Green Coast Resort.

Magjia e plazhit të Palasës kombinuar me standardin e lartë dhe shërbimet elitare ofruar nga Green Coast Resort, duket që është kthyer në një destinacion të padiskutuar për artistët dhe jo vetëm.

—-

Green Coast Resort është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon.

Për më shumë informacion mbi projektin Green Coast, vizitoni www.greencoast.al ose kontaktoni në: [email protected]; +355 698014999.